| |
Investime
\ Investime ne bashki
Investime te USAID-it
Ne kuadrin e Marreveshjes se Mirekuptimit (MM) midis Bashkise Librazhd dhe Programit per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi (LGPA) i USAID-it (Agjensisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar), firmosur nga te dyja palet me 23.01.2008 ky Program perfshin Bashkine Librazhd si nja nga 10 Bashkite e synuara per te mare pjese ne aktivitetet e tij. Eshte lene te kuptohet qe kjo asistence te jete subjekt i fanancimit te metejshem.
Kjo ndihme dhe ky financim konsiston ne permiresimin e administrimit te tatimeve dhe taksave dhe menaxhimin e aseteve; permiresimin e ofrimit te sherbimeve; ndihme ne ngritjen e analizes se huamarrjes nga ana e Bashkise; si dhe ndermarrjen e aktiviteteve te tjera qe lidhen me zbatimin e objektivave te Programit.
LGPA (Programi per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi) ka bere ne Bashkine Tone disa investime teper te rendesishme:
- Website of Librazhd eshte financuar pikerisht nga LGPA dhe tashme Bashkia Librazhd ka faqen e saj zyrtare on-line ne te gjitha permasat e reklamimit. bashkialibrazhd.gov.al
- Investimi me i rendesishem ne Bashkine Librazhd eshte ngritja e sistemit elektronik te vjeljes dhe menaxhimit te tatim-taksave vendore me te gjitha pajisjet ne funksion te tij (server, kompjutera, printer, UPS-e, gjenerator, instalime, softe etj.), trajnimin e personelit te mirembajtjes dhe menaxhimit te sistemit si dhe te operatoreve e specialisteve te zyres perkatese. Te gjitha keto investime te marra sebashku kapin vleren e 26.000$.
|
|
|
|
| Me shume informacione mbi Investime ne bashki... |
|
|