| |
Qyteti
\ Kultura
Qendra Kulturore e Femijeve
QENDRA KULTURORE E FĖMIJEVE LIBRAZHD
QKF,Librazhd ka ansamblin e saj i cili ėshtė krijuar ne vitin 1974 nga koreografi Sadi Halili (Mejshter i Madh). Ky ansambėl ėshtė pjesėmarrės nė disa veprimtari ndėrkombėtare...
Ansambli i krijuar 34 vjet mė parė nga koreografi Sadi Halili (Mjeshter i Madh), arriti nė vitin 2000 nė Festivalin Ballkanik tė Shkupit, tė marrė kupėn e festivalit. Tashmė, Qendra Kulturore e Fėmijėve tė kėtij qyteti do tė marrė pjesė nė kėtė festival, ku nė repertor pėrfaqėsohen trevat e Librazhdit, tė Shqipėrisė sė Jugut, Veriut, si dhe ato shqiptare tė Maqedonisė e tė Kosovės. Pėr ngritjen e kėtij ansambli fėmijėnor, pėrveē koreografit Sadi Halili, kanė dhėnė ndihmėn e tyre Luan Bakiu, Bujar Alliu, Shkėlqim Brahja, Fatmir Roci e kohėt e fundit dhe kompozitori i njohur dhe drejtor i qendrės kulturore, Naim Gjoshi. Nė kėto tetė vjet, fėmijėt librazhdas janė pjesėmarrės pėr tė dytėn herė nė njė veprimtari tė tillė ndėrkombėtare, duke pėrfaqėsuar jo vetėm Librazhdin, por edhe Shqipėrinė. Sipas drejtorit tė kėtij institucioni, Haxhi Balliu, nė festival do tė marrin pjesė dymbėdhjetė grupe folklorike tė fėmijėve tė Ballkanit, si nga Greqia, Maqedonia, Shqipėria, Mali i Zi, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Italia e Hungaria. Pėr kėtė qėllim ėshtė menduar qė grupi i Librazhdit, i cili do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė, tė shfaqė njė pėrgatitje sa mė tė mirė. Krahas valles sė njohur tė Rrajcės, pėr tė cilėn po punon koreografi Sadi Halili, fėmijėt librazhdas do tė kėrcejnė edhe vallen e Korēės, vallen e ēobanit etj.
Ansambli i Qendres Kulturore te Femijeve te Librazhdit prezantoi vlerat folklorike dhe kostumografine e pasur te zonave te ndryshme te ketij rrethi ne Festivalin Ballkanik te Femijeve, i cili u zhvilluat ne Kalkidhiki - Selanik te Greqise, nga data 23-28 Shtator te vitit 2009. Ne kete festival, moren pjese grupe folklorike te femijeve nga Ballkani, si Greqia, Serbia, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Rumania, Bullgaria, si dhe Italia e Hungaria". Ne repertorin e ansamblit u perfaqesuan te gjitha trevat e Librazhdit, por edhe te Shqiperise se Jugut e asaj te Veriut si dhe trevat shqiptare . Ne vitin 2000 Ansambli i Femijeve te Librazhdit u nderua me cmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te Shkupit.
Nėn ngjyrat e flamurit kuq e zi, kostumeve e muzikės popullore , vallėtarėt e vegjėl tė Librazhdit kanė pėrfaqėsuar denjėsisht Shqipėrinė nė Festivalit ndėrkombėtar tė fėmijėve nė Canakala te Turqise ne prill te 2010, ku fituan kupen e festivalit.
|
|
|
|
| Me shume informacione mbi Kultura... |
|
|