English   |   Faqe e pare    
Menuja kryesore
Qyteti
Bashkia
Sherbime
Biznesi
Urbanistika
Investime
Te reja
Guida

Qyteti
Rrethi Librazhdit
Profili Ekonomik
Transporti
Turizmi
Bare dhe restorante
Kultura

Rrethi Librazhdit
Me teper per Librazhdin

Kerkoni ne site
Qyteti \ Rrethi Librazhdit
Me teper per Librazhdin
Klima
Pozita gjeografike,konfiguracioni i relievit, lartesia absolute mbi nivelin e detit dhe largesia nga deti Adriatik ka mundesuar natyren kontinentale te klimes me dimrin e ftohte e te lagesht dhe veren e skurter, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore ėshtė 13.4 grade Celsius, temperatura max. e regjistruar ėshtė 40.7 grade Celsius me 14.9.1957 dhe temperatura minimale ėshtė regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.
Flora
1857 lloje bimesh spontane, enezore, te cilat perfaqesojne 58 % te flores Shqiptare ose 16 % te flores se Evropes e renditin Librazhdin ne nje nder rrethet me te pasura te vendit me bime te llojeve te ndryshme. Gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore ze rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.
Administrimi
Rrethi i Librazhdit ėshtė krijuar si njesi administrative ne vitin 1958. Sot ben pjese ne prefekturen e Elbasanit. Qendra administrative ėshtė qyteti i Librazhdit. Rrethi i Librazhdit perbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit local ne vitin 1992. Popullsia : Popullsia e rrethit te Librazhdit pergjithesisht paraqiitet autoktone. Me 1 Janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Perrenjas banojne rreth 27.963 banore ose 29.7 % e popullsise kurse pjesa tjeter banon ne fshat. Librazhdi ka nje moshe mesatare te popullsise e cila ėshtė 48 vjec.
Arsimi
Shkolla e pare u hap ne Berzėshtė ne vitin 1895 dhe konvikti i pare u hap po ne Berzėshtė ne vitin 1929. Sistemi arsimor sot ėshtė shtrire ne te gjithe rrethin. Funksionojne 93 kopshte pėr femijet parashkollore, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 8-vjecare, dhe 10 shkolla te mesme ku mesojne rreth 17.200 nxenes dhe japin mesim rreth 1.142 mesues.
Sporti
Futbolli ėshtė sporti me i perhapur ne rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka nje ekip futbolli me emrin SOPOTI. Po keshtu edhe qyteti i Perrenjasit ka nje ekip futblli me emrin DOMOSDOVA. Po keto emra kane edhe klubet e tyre.
Ekonomia
Rrethi i Librazhdit ka pasuri te shumta minerale dhe ne baze te tyre u ngriten gjate sistemit socialist miniera pėr perpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Perrenjasi. Sot ekonomia e rrethit ėshtė e bazuar me shume ne sektorin e sherbimeve,blegtori, bujqesi dhe ne shfrytezimin e pyjeve
Librazhdi
Sipėrfaqja: 1.102 km²
Banorė: 82.000 (2004)
Dėndėsia e popullsisė: 65,33 banore/km²
Kodi postar: Librazhd
Prefiksi: 05142
Pozita gjeografike: Ne Jug-Lindje te Shqiperise
Lartėsia maksimale: 2253 m - Mali Shebenik
Targa e automjetit: LB
Kodi elektoral zyrtars: 60-61
Zonat banuese Ne 2 bashki dhe 9 komuna
Adresa e administratės sė qytetit
Adresa e bashkisė: Sheshi "Gjorg Golemi" Librazhd
Telefon/Fax: +355 5142 2206
Internet: http://wwwbashkialibrazhd.gov.al
Politikė
Kryetari aktual i Bashkisė: Kastriot Begaj
Vendet parlamentare: 2
Zgjedhjet e fundit: 18 Shkurt 2007
Zgjedhjet e ardhshme: 2011
Pėrfaqsia parlamentare
Vota nė parlament: 2
Pėrrenjasi ėshtė vendbanim nė jug-lindje tė Shqipėrisė.
Ne periudhen e luftrave shqiptaro-turke fusha ku ngrihet qyteti i Perrenjasit quhej fusha e Torviollit. Skenderbeu,heroi yne kombetar,para se te nisej ne beteje(beteje e cila ne histori njihet si beteja e Torviollit) kunder turqve porosit luftetaret e tij,duke u thene se kete beteje duhet ta fitojne me domosdo,nga ku me vone fusha e Torviollit u njoh me emrin "Fusha e Domosdoves". Edhe emri i qytetit te Perrenjasit ka lidhje pikerisht me te njejten beteje ,te cilen Skenderbeu e fitoi por pati humbje te medha ne njerez si nga pala turke ashtu dhe nga ajo shqiptare. Nga gojedhanat thuhet se jane vrare aq shume luftetare sa gjaku i tyre rridhte si perrenj.Pikerisht nga kjo gojedhane,pas luftes nacionale clirimtare ,kur u krijua ky qytet vendosen te quhet Perrenjas. Fusha e Domosdoves dhe zonat perreth saj kane pasuri te shumta minerare e per kete fakt u vendos qe ne kete zone te ndertoheshe qyteti i ri i Perrenjasit.
Ekonomia
Qyteti i Perrenjasit ka pasuri te shumta minerare e ne baze te tyre jane ngritur miniera dhe komplekse per perpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Perrenjas-Fshat,Miniera e Nikel-Silikatit ne Pishkash,e Sektori Minerar i Bushtrices dhe Skroskes. Ne fillim te viteve '90 eshte zhvilluar dhe sektori privat ne te cilen rendesi te madhe kane bizneset e vogla kryesisht ne sektorin e sherbimeve,blegtori, bujqesi gjithashtu dhe ne shfrytezimin e pyjeve.
Sporti
Futbolli ėshtė sporti me i perhapur ne qytetin e Perrenjasit. Klubi i ketij qyteti dhe ekipet e futbollit te grup-moshave te ndryshme mbajne emrin Domosdova. Disa nga emrat me te njohur ne futbollin prrenjsak jane: Enver Caushi (trajner i skuadres se te rriturve te Domosdoves), Jordan Macolli, Arjan Hysenllari, Kujtim Nezha, Romeo Vila, Luli Rira e shume te tjere.
Demografia
Popullsia qe u vendos ne qytetin e Perrenjasit ne fillimet e tij perbehej me se shumti nga banore te ardhur nga rrethet jug-lindore te Shqiperise. Ne fillim te viteve '90 filloi nje fluks shpernguljesh masive nga zonat rurale drejt qytetit e cila vazhdon dhe ne ditet e sotme duke rritur gjithnje e me teper popullsine dhe si rrjedhim siperfaqen e qytetit.
Administrimi
Qyteti i Perrenjasit ben pjese ne e rrethit Librazhdit i cili ėshtė krijuar si njesi administrative ne vitin 1958.Sot ben pjese ne prefekturen e Elbasanit.Qendra administrative ėshtė qyteti i Librazhdit.Rrethi i Librazhdit perbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit lokal ne vitin 1992.
Arsimi
Arsimi 8-vjecar - Shkolla "Qybra Sokoli"
Arsimi i mesem - Shkolla "Halit Berzeshta"

 
Informacione qe kane te bejne me Me teper per Librazhdin
Te drejtat e rezervuara- Bashkia Librazhd